Një agjente e United Airlines ka ndaluar dy vajza që të hipnin të dielën në mëngjes në aeroplan sepse ato kishin veshur geta.
Një tjetër vajzë që kishte veshur poashtu geta ngjyrë hiri ishte detyruar që të ndërrohej para se të lejohej të hipte në fluturimin nga Denveri në Minneapolis, tha një dëshmitar.
Lajmi u bë i ditur përmes një cicërrime në twitter të një dëshmitareje të rastit të quajtur Shannon Wats e cila ishte pranë portës së Aeroportit Ndërkombëtar të Denverit kur vajzat u ndaluan, raporton Washington Post, përcjellë Klan Kosova.
United, duke iu përgjigjur tweetit tha se "United ka të drejtë të refuzojë udhëtarët të cilët nuk kanë një veshje të duhur"
Kontrata e linjës ajrore të pasagjerëve thotë se për sigurinë e të gjithë udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, mund të refuzojnë lejimin në bord të pasagjerëve nëse udhëtari është "zbathur apo nuk është i veshur si duhet."
Zëdhënësi i United Airlines Jonathan Guerin ka konfirmuar e dy adoleshente nuk u lejuan në fluturim.
Ai tha se ato udhëton duke përdorur lejekalimin e punonjësve të United dhe "nuk ishin në përputhje me politikat e kodit tonë të veshjes për përfitim të udhëtimit të kompanive", transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.