Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do ta mbështesë dhe furnizojë Indinë në përballjen me COVID-19 teksa vendi po vazhdon me rritje të rasteve ditore, njoftoi Shtëpia e Bardhë këtë të diel.
"Për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe për të mbrojtur punonjësit shëndetësorë të rreshtit të parë në Indi, Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar furnizime me terapi, pajisje testimi të shpejtë diagnostikues, ventilator dhe Pajisje Mbrojtëse Personale (PPE) që do të vihen menjëherë në dispozicion për Indinë" thuhet në deklaratë, shkruan CNN, trasmeton Klan Kosova.
"Shtetet e Bashkuara po ndjekin gjithashtu opsionet për të siguruar gjenerimin e oksigjenit dhe furnizimet e lidhura me to në mënyrë urgjente".
India raportoi 349 mijë e 691 raste të reja të shtunën, dita e katërt me radhë vendi ka raportuar një rekord botëror për infeksionet ditore, sipas qeverisë dhe niveleve shkencore.
"Ashtu si India dërgoi ndihmë në Shtetet e Bashkuara pasi spitalet tona u tensionuan herët në pandemi, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Indinë në kohën e saj të nevojës," thuhet mes tjerash në deklaratë.
SHBA-të po ashtu kanë identifikuar "lëndën e parë specifike të kërkuar urgjentisht të nevojshme për prodhimin indian të vaksinës COVID që do të vihet menjëherë në dispozicion për Indinë".
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.