Lajmet e fundit

Adidas ka lansuar linjën e re të atleteve të cilat janë të printuara duke përdorë oksigjenin dhe dritën.
Atletet e reja futuristike janë realizuar përmes teknikave të reja të prodhimit, të cilat i kanë mundësuar Adidas që të dizajnojë të mbathura që i përshtaten secilit person që i përdorë. Kjo teknologji do t’i mundësojë Adidas që të krijojë të mbathura të personalizuara për secilin person që i mbathë.
Sipas kësaj kompanie një gjë e tillë varet nga pesha e personave, gjatësia e tyre, dhe kjo teknikë do të mundësojë që të bëhen ndryshime specifike në atlete të ndryshme.
Atletet e reja të prezantuara nga Adidas janë krijuar përmes Sintezës Digjitale të Dritës. Ky proces është krijuar nga kompania Carbon, e cila ka bashkëpunuar me Adidas për krijimin e fundit.
Ky proces është i ngjashëm me printimin 3D. Inxhinierët kanë mundësi që t’i japin formë shtresës së poshtme të atleteve në mënyrë specifike, që mund të testohet përgjatë procesit. Megjithatë ndryshimi i madh nga printimi 3D – dhe këpucëve të tjerë që janë krijuar duke përdorë këtë metode – qëndron tek material i cili është polimeri i lëngshëm në vend të plastikës, duke mundësuar kështu që të mbathurat të jenë më të lehta dhe më të rehatshme.
Për t’i formësuar është përdorë drita dhe oksigjeni. Kur materiali goditet nga drita, ngurtësohet, ndërsa kur goditet nga oksigjeni qëndron i lëngshëm.
Atletet e reja kanë një çmim prej 229 funte dhe do të dalë një numër i limituar ne shitje përmes aplikacionit të Adidas, në fund të muajit.