Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar Adidasin si sponsorin e ri teknik të Kombëtares së Kosovës në futboll.
Bashkëpunimi me kompaninë gjigante shënon një hap të rëndësishëm për Kombëtaren "Dardane", duke e vendosur atë në një nivel më të lartë profesional, transmeton Klankosova.tv.
Fanellat e reja janë zbuluar sot të dizajnuara nga Adidas, të cilat ruajnë ngjyrat tradicionale të Kosovës dhe përfshijnë elemente moderne.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.