Lajmet e fundit

Pasi u raportuan qindra të helmuar nga sallata që kishin ngrënë në rrjetin e ushqimeve të shpejta më të dashura nga populli, McDonald’s, këta të fundit vendosën ta ndryshojnë përbërjen e sallatës.
“Mc Donald’s bën përpjekje që të sigurojë gjithnjë cilësinë më të lartë të ushqimit” tha një shef kuzhine i kësaj kompanie. Ai tregoi se po bashkëpunojnë vazhdimisht me autoritetet shtetërore të shëndetit publik për të përmirësuar akoma më shumë shijen e ushqimeve.
Nda departamenti i shëndetit publik të Iwoa-s, u tregua se ndër të helmuarit kishte edhe 15 persona që fituan një bakterie e cila u shkaktonte qytetarëve rëndesë, lodhje si dhe diarrenë.
Gjithashtu, nga ky departament u kërkua që të gjithë ata që kishin ngrënë ushqim në McDonald’s që nga gjysma e Qershorit, të kryenin një vizitë te mjeku për t’u siguruar për shëndetin, transmeton Klan Kosova.