E mërkura konsiderohet një ditë e madhe për botën e teknologjisë, apo edhe më shumë për adhuruesit e kompanisë Apple.
Apple po mban ceremonin e saj vjetore ku edhe pritet të lansohet me solemnitet i shumëprituri - iPhone 7, njofton Klan Kosova.
Shumë maniakë të teknologjisë, kanë parashikuar se Apple do ta heqë tërësisht vendin 3.5 milimetërsh për vendosjen e dëgjueseve. Pritet që përdoruesit të përdorin lloje të reja pajisjesh, që përfshinë Bluetooth apo iPhone Lightening Port, shkruan BBC.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.