Ballkani e ka publikuar formacionin startues ndaj Larnes, në duelin e kthimit në Conference League që nis në orën 21:00.
Në krahasim me tri ndeshjet e fundit, sonte ka dy ndryshime brenda 11-shës fillestare, raporton Klankosova.tv.
Në vend të Gentrit Halilit në mbrojtje, luan shkodrani Geralb Smajli, kurse rikthehet titullar edhe sulmuesi nigerian, Sunday Adetunji, i cili si shkak i kartonit të kuq në ballafaqim me Santa Coloman, u dënua me tri ndeshje moslojë.
Trajneri Ilir Daja, rreshtoi kështu skuadrën sonte: në portë, Enea Koliçi, vija e mbrojtjes përfaqësohet nga Bajram Jashanica, Astrit Thaqi, Arbër Potoku e Geralb Smajli, kurse në mesfushë, Lindon Emerllahu përkrahet nga Queven Inacio dhe Marsel Ismajlgeci. Në sulm me Adetunjin nga krahet shfaqen, Walid Hamidi e Almir Kryeziu.
[caption id="attachment_2360430" align="alignnone" width="237"]

FC Ballkani, Conference League
Foto: FC Ballkani[/caption]
Për ta kaluar kampionin e Irlandës së Veriut, "Xhebrailat" duhet të fitojnë me dy gola diferencë, pasi në Prishtinë pësuan 1-0, njofton Klankosova.tv.
Që nga pjesmarrja e parë në kualifikimet e Ligës së Konferencës evropiane, Ballkani nuk është eliminuar asnjëherë, duke shkuar në fazën e grupeve për dy vjet rresht.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.