Ishte thjeshtë i pandalshëm!
Sulmuesi nigerian i Ballkanit, Sunday Adetunji, e tundi 3 herë rrjetën e Ferizajt, por që në njërin rast ishte në pozitë jashtë loje.
Dopjeta e tij sot, i dha "Xhebrailave" fitoren e cila i forcon në pozitën e dytë në tabelë, me 43 pikë, njofton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, "Ujqit" anise arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Antonio Ilieskit, në minutën e 72, nuk mundën të rezistojnë gjatë, pasi sërish vendasit e kthyen epërsinë, pas pesë minutave.
Kampioni në fuqi arriti ta menaxhojë pjesën e mbetur, duke shkuar në pushim me avantazh 1-0, raporton Klankosova.tv.
Ferizajasitme 32 pikë të grumbulluara, janë në garë të rreptë me Prishtinën e Dukagjinin që kanë nga një më pak, Suharekën me 29 sosh dhe Llapin që ka 26 pikë, por që të katërtat kanë ndeshjet e radhës për t'i zhvilluar në vikend.
Nga këto pesë skuadra, në fund të kampionatit, njëra pritet t’i bashkangjitet Feronikelit’74, i cili veç thuajse është në Ligën e Parë, kurse një tjetër do të luaj në barazh, njofton Klankosova.tv.
Ballkani mbetet prapa Dritës dhjetë pikë, kurse tri më shumë se Malisheva.
https://www.youtube.com/watch?si=1x9zK9ChiSZDBuju&fbclid=IwY2xjawJBLWVleHRuA2FlbQIxMQABHWpluZqTvloEf4W6DF6z7oJc9fDYE9xRvE0BqYFdz9QAP0JUPxPsX0zasg_aem_VXm74FhjztUiYx_f31RSgA&v=UZnMT73fgec&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=ENmX3iHeZGU
https://www.youtube.com/watch?v=rHWtbk_Fsf0
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.