Lajmet e fundit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar ambasadorin Jeff Hovenier, për fitoren e kombëtares së SHBA-së, ndaj Iranit, duke u kualifikuar tutje në fazën e eliminimeve direkte të Kupës së Botës Katar 2022.
"FFK është e lumtur t'i bashkohet Ambasadës së SHBA-së dhe të gjithë amerikanëve në festimin e fitores së SHBA-së në Kupën e Botës Katar 2022, pasi mposhti Iranin më 29 nëntor 2022. Kjo i jep SHBA-së një shans të shkojnë edhe më përpara, dhe ne të gjithë jemi aq të entuziazmuar sa ju për të parë ndeshjet e ardhshme. Urime dhe fat të mirë", ka shkruar Ademi në letrën e dërguar Hovenierit, transmeton Klankosova.tv.
Hovenier shpërndau letrën në Twitter, duk e falënderuar Ademin.
"I gëzuar ta shoh SHBA-në duke përparuar dhe do të jem duke bërë tifo për ta këtë vikend, nga Kosova", ka shkruar Hovenier.
SHBA, në 1/16 e finales, do të ndeshet me Anglinë, e cila mbrëmë mposhti Uellsin me rezultat 3-0.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1597912498916950019