Adele po del se është thjesht në rregull pas ndarjes së saj nga lidhja e gjatë me të dashurin Simon Konecki, sipas një raporti të ri.
Që prej ndarjes së tyre, këngëtarja e "Hello" 31 vjeçare, jo vetëm që po kalon kohë me djalin e saj, por edhe po e shfrytëzon kohën për vetëpërmirësim, njofton Klan Kosova.
"Ajo është e lirë dhe ndjehet si një person i ri," tha një burim për People.
"Ajo është e lumtur, e shëndetshme dhe e etur për të vazhduar më mirë mr veten."
Adele dhe Konecki, të cilët janë prindër të 6 vjeçares Angelo, u ndanë në prill pas shtatë vjetësh së bashku.
"Ata janë të angazhuar ta rritin djalin e tyre së bashku me dashuri" tha një përfaqësues i këngëtares Associated Press në atë kohë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.