Lajmet e fundit

Këngëtarja britanike Adele, ka mbajtur edhe një herë triumfin e saj duke kryesuar në tabelën javore të albumeve më të shitura muzikore në Billboard 200 në SHBA.
Sipas renditjes Adele me albumin e saj mban jasht kësaj gare albumet e Rihanna dhe Justin Bieber, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.
‘’25’’ nga Adele është albumi më i shitur për vitin 2015 e që së fundmi ka sjell ngritje edhe në 100 mijë kopje të tjera sipas shifrave të Nielsen SoundScan.
Albumi i saj u shit për më shumë se 8.3 milion kopje vetëm në SHBA që nga Nëntori i vitit të kaluar dhe ende po qëndron në kryesim të tabelave të statistikave të Billboard 200, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.
Këngëtarja Adele, së fundi në BRIT Awards u bë fituese e hiq më pak se 4 çmimeve duke përfshirë atë të albumit të vitit.
Ndërkaq albumi i Rihannas për të cilin u prit mjaft shumë që do të krijonte bujë, mbeti në pozitën e 2-të përderisa ai i Justin Bieber renditet ende në pozitën e 3-të.