Këngëtarja e njohur britanike, Adele, dje ka festuar ditëlindjen e 32-të.
Për herë të parë që në muajin dhjetor, artistja vendosi të ndajë me fansat e saj një foto ku dukej në formë të shkëlqyer.
Adele ka treguar me krenari rezultatet e humbjes në peshë dhe format e saj të reja trupore i kanë habitur të gjithë tek mbante veshur një fustan të zi.
"Faleminderit për dashurinë për ditëlindjen. Shpresoj se të gjithë do të qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj kohe të çmendur.
Unë do të doja të falënderoja të gjithë ndihmëtarët tanë dhe punëtorët thelbësorë që po na mbajnë të sigurt duke rrezikuar jetën e tyre! Ju jeni me të vërtetë engjëjt tanë. 2020 ne rregull faleminderit x" ka shkruar Adele.
https://www.instagram.com/p/B_1VGc5AsoZ/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.