Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i Togos, Emmanuel Adebayor është shumë afër që të nënshkruajë kontratën me Aston Villan.
Pas arritjes së marrëveshjes për kushtet personale dhe kryerjes së testeve mjekësore atij tash i ka mbetur vetëm edhe vënja e vulës.
Ai do të kalojë një sezonë si huazim në Villa Park dhe do të përfitojë 100.000 funta në javë.
Adebayor nuk e kishte të sigurt një vend në njëmbëdhjetëshën bazë te Tottenham, arsye për të cilën edhe vendosi që të largohet, transmeton Klan Kosova.
Togolezi ka përvojë në kampionatin anglez, pasi më parë ka luajtur në Arsenal dhe Manchester City.