Lajmet e fundit

+Sulmuesi i Tottenham Hotpsur, Emmanuel Adebayor nuk do të përfshihet në ndeshjet e skuadrës nga trajneri Mauricio Pochettino.
Këtë e ka konfirmuar vet Pochettinho gjatë një konference për media.
"Ai nuk bën pjesë në idetë e mia, në mendjen time dhe në planet e mia për të ardhmen e Spurs".
Togolezi ka qenë i përfolur këtë verë se do të largohet nga White Hart Lane, por që edhe vet kishte refuzuar diçka të tillë, duke vënë kusht një pagë të lartë për skuadrat që potencialisht mund ta blinin atë.
Ai ka kontratë edhe një vit me Tottenham Hotspur dhe se duket se atë do ta kalojë nëpër tribuna, transmeton Klan Kosova.