Lajmet e fundit
Emmanuel Adebayor ka thënë se mezi pret që të fillojë sezoni i ri në Premier League për t’iu treguar fansave të klubit dashurinë e madhe që ka për këtë klub.

Togolezi është përfolur se do të largohet nga White Hart Lane këtë verë pasi nuk kishte paraqitje të mira edicionin e fundit.
Ai kishte realizuar vetëm dy gola nga 17 paraqitje sa kishte për klubin nga Londra, ndërsa kishte filluar në vetëm nëntë ndeshje nga minuta e parë.
Për të kanë shprehur një numër i skuadrave nga ligatë e ndryshme evropiane, si West Ham United dhe Galatasaray.
Por që vendimi i ri i 31 vjeçarit është që të vazhdojë të luajë për skuadrën e Mauricio Pochettino.