Lajmet e fundit

Emmanuel Adebayor është futbollisti që përmendej se do të kalojë në Aston Villa, por kjo nuk është dëshira e tij.
Togolezi ka deklaruar që pas largimit nga Tottenham Hotspur, do të kishte dëshirë që të kalonte te skuadra londineze, West Ham United.
Trajneri i Spurs, Pochetino ka deklaruar më parë se Adebayor nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ri në Preimer League, kështu që largimi i tij është i pashmangshëm.
Dëshira e Emmanuel Adebayor është që të rithehet në Londër, por tash në West Ham United, transmeton Klan Kosova.