Lajmet e fundit

Përtej suksesit të kësaj kënge, Adam Port vazhdon të jetë një nga artistët më të kërkuar në festivalet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Sunny Hill Festival në Prishtinë do të mirëpresë këtë vit disa nga emrat më të njohur të muzikës elektronike. Mes tyre është edhe Adam Port, i cili do të jetë pjesë e lineup-it të festivalit, për të dhuruar spektakël për fansat e festivalit në Kosovë.
Përveç tij, në programin e këtij edicioni të Sunny Hill Festival do të jetë edhe Rampa, gjithashtu pjesë e kolektivit Keinemusik dhe një nga DJ-të më të respektuar të skenës elektronike, i njohur për setet e tij atmosferike dhe stilin e veçantë të miksimit. Me këta emra në program, Sunny Hill Festival vazhdon të forcojë pozicionin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon, duke sjellë në Prishtinë artistë që kanë formësuar tingullin modern të muzikës elektronike në nivel global.
Sunny Hill Festival mbahet sivjet nga data 31 korrik deri më 2 gusht, derisa emra të tjerë global të konfirmuar janë Katy Perry, Martin Garrix, Pawsa, Carlita, Seth Troxler dhe Manifest. Madje nuk përfundon me kaq, emra të tjerë pritet të zbulohen gjatë ditëve në vijim. Biletat e rregullta tashmë janë në shitje dhe mund të blihen përmes uebfaqes zyrtare sunnyhillfestival.com.