Motoristi spanjoll Pedro Acosta e ka dominuar garën për shpërblimin e madh në Portugali nga fillimi e deri në fund.
18 vjeçari startoi i treti por që në fillim e mori pozitën e parë në Portimao dhe nuk e lëshoi atë deri në fund transmeton klankosova.tv.
Ai kështu e hap sezonin e ri me fitore në kategorinë Moto 2.
Pas vetes Acosta e la bashkëvendësin Aron Canet që për asnjë moment nuk arriti që ta rivalizoj për fitore.
Teksa top treshen e kompletoi italiani Tony Arbolino.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.