Lajmet e fundit

Travis Wagner, 22 vjeçar, është urdhëruar të qëndrojë larg nga viktima e tij- një kalë i racës së vogël dhe familja e tij.
Burri që pranoi të ketë pasur marrëdhënie seksuale disa herë me një kalë është shpallur fajtor nga gjykata, raporton Mirror, transmeton Klan Kosova.
22 vjecari ka hyrë në një hambar në Ephrata, në rrethin rural të Lancaster, në Pensilvani, në vitin 2016 duke abuzuar seksualisht me kalin e bardhezi.
Ai u kap pasi pronari I lokalit kontaktoi policinë për të raportuar për një njeri që ngiste një kamion dhe që vizitonte pronën e tij, natën vonë.
Pronari tha se kishte parë dikë të hyjë në hambarin e tij ku strehon kafshë dhe një kalë mini.
Kur u pyet nga policët, Wagner pranoi se ai kishte hyrë të bëjë seks me kalin në të paktën tri raste.
Ai u dënua me dy vjet burgim dhe u urdhërua të paguante rreth 1700 dollarë.
Gjykatësi gjithashtu i urdhëroi atij që të mos ketë kontakt me viktimën ose familjen e viktimës.