Mesfushori i Shqipërisë ka marrë një lëndim të rëndë në gju, për ta kaluar të cilin do t'i nënshtrohet një operacioni, duke mbetur kështu jashtë fushave për një kohë
13.03.2018 · përditësuar para 3063 dite1 min lexim
Amir Abrashit iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 29-të, në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Hertës së Berlinit, për shkak të një dëmtimi.
Një kontroll më i detajuar në fillim të kësaj jave, ka zbuluar se Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë.
Tani ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni, duke munguar kështu në miqësoret e marsit që ka në kalendarin e saj përfaqësuesja e Shqipërisë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.