Lajmet e fundit
Trajneri portugez u shkarkua në dhjetor pas një gjysmë-sezoni të vështirë, por mbrojtësi ka thënë se përgjegjësia nuk është vetëm e tij.

Mbrojtësi i Chelsea, Branislav Ivanoviq beson se Roman Abramovich mund t’i kishte larguar të gjithë futbollistët pasi shkarkoi Jose Mourinhon për shkak të startit të dobët në ligë.
Mourinho u shkarkua pasi Blutë e filluan në mënyrën më të keqe sezonin e ri të Premierligës duke u renditur në pozitën e 16-të në ligë.
Ivanoviq e ka pranuar se lojtarët – jo trajneri – kishin fajin për rezultatet e dobëta të skuadrës.
“Jose nuk ndryshoi. Ai i përgatiste ndeshjet në të njëjtën mënyrë”.
“Ai na trajtonte si gjithmonë. Ai nuk ndryshoi asgjë. Ishte po ai që kishte qenë”.
“Lojtarët kanë rëndësi të madhe. Menaxherët nuk luajnë. Duhet të jesh më i mirë se kundërshtari dhe ne nuk ishim”.
“Ne kemi përgjegjësi për atë që ndodhi”.