17.03.2017 · përditësuar para 3405 dite1 min lexim
Ministria e Kulturës tek këtë të premte i ka ndarë çmimet e letërsisë, “Azem Shkreli”, që ishin paraparë të jepen më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës.
Shkrimtari Eqrem Basha mori çmimin për Vepër Jetësore.
Çmimin për Kritikë/Ese “Ibrahim Rugova” e mori Gëzim Aliu, e atë për Prozë “Anton Pashku”, Majlinda Bregasi, për përkthim, “Pjetër Bogdanin” e mori Arben Atashi, e për veprën për fëmijë “Vehbi Kikaj” Fatmire Duraku.
Ndërsa për poezi u nderuan Demë Topalli e Abdullah Zeneli.
Mirëpo ky i fundin nuk mori pjesë në ceremoni.
Zeneli ka thënë se madje as nuk u ftua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, dhe shton se shumica e laureatëve që u nderuan kësaj radhe, nuk janë meritor.
Kronikë nga Artiana Matoshi
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.