Lajmet e fundit

Para banorëve të Rekës së Keqe, Abdixhiku shpalosi projektet për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për çdo familje në Kosovë.
“Takimi i parë, Rekë e Keqe, Gjakovë! Edhe këtu qenkemi bërë një! Ringritja historike e Lidhjes Demokratike po jehon gjithandej! Në këtë fshat të vogël me njerëz të ndershëm e punëtor, ndamë vizionin tonë me projekte për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për çdo familje në Kosovë. Faleminderit Shefqet për organizimin e shkëlqyeshëm, suksese kandidatëve nga kjo anë: Shefqet Shehu, Zef Morina, Sevdije Lama, Valon Bellanica dhe Muharrem Kurti. Ndryshmin e bëjmë bashkë!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
