Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim në Krushë të Madhe.
Abdixhiku tha se edhe në Krushë të Madhe u bënë si një, teksa sipas tij, një gjë është e sigurt se nuk ka asgjë që e ngadalëson momentumin historik të LDK-së dhe ndryshimin që do ta sjellin me 9 shkurt.
“Një gjë është e sigurt: nuk ka asgjë që e ngadalëson momentumin historik të LDK-së, dhe ndryshimin që do ta sjellim me 9 shkurt”.
“Sepse rrënjët tona janë të forta, thirrja jonë është e fuqishme, dhe hapi ynë është i pandalshëm. LDK është dashni”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.