Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku gjatë mbrëmjes së të enjtes pati takim me banorët e fshatit Vraniq të Suharekës.
E përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku u shpreh se pritja e banorëve atje ishte e paparë, transmeton Klankosova.tv.
“S’ka më asnjë dilemë, LDK dhe populli janë tashmë një! Kryengritja e djathtë kombëtare po ndodh! Në çdo fshat, në çdo lagje, gjithandej në Kosovë! Ju faleminderit! Fitorja është afër!”, ka shkruar Abdixhiku.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.