Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka shpërndarë një video nga tubimi i djeshëm që pati në Prizren.
Në një video të publikuar në Facebook, ai ka thënë se fitorja e madhe për LDK-në tashmë ka nisur.
"Para disa ditëve mora zemër në Pejën e bukur të Dukagjinit, vazhduam në Ferizaj e mbrëmë në Fushë Kosovë. Sonte në Prizren, është e qartë se LDK-ja ëhtë ngritur tashmë në këmbë".
"Sallat janë të vogla për pjesëmarrjen tonë të madhe. E djathta po ritkthehet në qeverisjen e ardhshme atdhetare. LDK jemi ne. Mbani mend tre numra të fitore 124, 124 është numri ynë, Lidhja Demokratike e Kosovës është emri ynë, Republika e Kosovës është ëndrra jonë, Prizreni është shtyllë e madhe e rilindjes sonë", ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.