Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku për tubimin e mbajtur në Obiliq ka thënë se ishte i tillë që të lë pa fjalë.
Në një postim në Facebook ai shkroi se po gjejnë entuziazëm, besim dhe shpresë që sipas tij, i ngarkon me përgjegjësi të madhe.
"Gra e burra të bashkuar për të ardhmen! Entuziazëm, besim, dhe shpresë që na ngarkon me përgjegjësi të madhe! Në Obiliq, mes njerëzve të ndershëm e punëtorë, u zotuam për të ardhmen që do ta ndërtojmë bashkë! Për Kosovën ku zhvillimi nuk është premtim, por realitet; ku ekonomia rritet dhe hap vende pune; ku bizneset kanë përkrahje, dhe ku rinia ka mundësi për të shkëlqyer", ka shkruar Abdixhiku.
Ai tha gjithashtu se shkurti është pika e kthesës që sipas Abdixhikut, përcakton fatin e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
"Programi ynë ‘Rruga e Re’, bashkë me ekipin tonë me profesionistë të përkushtuar, janë ëndrra jonë për Kosovën – një Kosovë ku askush nuk mbetet prapa, dhe që është shembull i zhvillimit në rajon dhe Europë".
"9 shkurti është pika e kthesës që përcakton fatin e Kosovës, dhe për ne, përgjigjja është e qartë: Kosova është e gatshme për ndryshimin që po e sjell Lidhja Demokratike bashkë me qytetarët e vendit", shkroi tutje Abdixhiku.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.