Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim në fshatin Mazgit të Obliqit, të cilin e quajti madhështor.
Ai tha se nga Mazgiti i Obiliqit morën shumë entuziazëm, ngrohtësi e shumë thirrje për ndryshim.
“Momentumi i qyteteve po shpërndahet dhe në fshatra. Jo vetëm në një anë, jo vetëm në një regjion, por në gjithë Kosovën”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Abdixhiku tha se LDK-ja është kthyer në forcën kryesore me shtrirje gjithëkombëtare, teksa shtoi “fitore dhe asgjë më pak”.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.