Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka qenë në Dranoc të Deçanit, ku tha se edhe aty ishte një entuziazëm i paparë.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se në të gjitha anët po e shohin se LDK dhe populli siç tha ai, janë bërë sërish një.
"Takimi i fundit për sonte, në fshatin Dranoc të regjionit të Vokshit në Deçan. Entuziazëm i paparë edhe këtu".
"E nisëm ditën në Banjë të Istogut; vazhduam me tubimin më të madh elektoral në Karagaç, po e përmbyllim në Voksh; dhe në të gjitha anët po e shohim e kuptojmë se LDK dhe populli janë bërë sërish një", ka shkruar tutje Abdixhiku.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.