Lajmet e fundit

“Pas tubimit masiv në Shtime, vazhduam me tubimin e nëndegës sonë në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit. Gjetëm pritjen e ngrohtë, entuziazmin e bashkimin qytetar që e karakterizon mbështetjen e kësaj ane për LDK-në! E ardhmja shpresëdhënëse e vendit bëhet vetëm përmes projekteve konkrete me ndikim direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Prandaj programi dhe ekipi ynë po e bëjnë dallimin në këtë fushatë sepse sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhen ambicie të mëdha. Kosovës i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Falënderim i veçantë Imrisë për këtë organizim të mirë, dhe suksese kandidatëve tanë nga kjo anë Imri Ahmeti, Shkelzen Hajdini, Rasim Hasani, Anila Reçica Llugiqi, Ardian Olluri dhe Lulzim Zhegrova. 124 është numri, 9 shkurt është dita. Bashkë do të bëhemi ndryshimi për Kosovën!”.