Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur programin e tij politik gjatë një takimi në Prishtinë.
“Nga sot, përveç ‘Turneut të Ndryshimit’, nisëm dhe shpalosjen e programit politik me qytetarë e grupe të interesit në Kosovë. E nisëm me Ekonomi, e nisëm me Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Abdixhiku e quajti programin e tij më transformuesin që e ka pasur Kosova ndonjëherë, e që, sipas tij, do të rigjenerojë ekonominë e vendit.
“E nisëm duke shpalosur programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë, me ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë”.
“NE BESOJMË NË KOSOVË!”
“Besojmë në njerëzit tanë, punëtorët tanë ndërmarrësit tanë. Të gjithë bashkë janë forcë e pandalshme ekonomike, pasuri e vërtetë nacionale! Ata dhe ne, kemi nevojë për një shtet që ka ambicie, ka guxim e ka kompetencë! Ekipi im i ka këto!”
Abdixhiku i ka listuar premtimet e tij në postimin që ka bërë në Facebook:
- 5% rritje ekonomike
- 5 miliardë euro investime
- 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit
- Koeficient 150
- Pako Fiskale 2.0
- 0% TVSH për produkte bazike
- 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare
- Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit
- 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë
- 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë
- Themelimi i Ministrisë së ICT-së
- 120 milionë euro TECH FUND
- 30 milionë euro për Parkun Teknologjik
- Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT
- 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Intelegjencës Artificiale.