Lajmet e fundit

“Shumë më e rëndësishme sesa pozitat, për ne është shumë më e rëndësishme të dimë çfarë do të ndodhë me Republikën e Kosovës në katër vitet e ardhshme. Më besoni që nuk jemi për privilegje individuale. Fillimisht Republika, pastaj njerëzit. Fillimisht flasim për parime, për program dhe për orientimin e Republikës, pastaj për pozitat. LDK do të qëndrojë në opozitë dhe do të bëj një opozitë të dinjitetshme”.I pyetur nëse Vjosa Osmani do të ishte kandidatja e LDK-së për presidente në rast se kjo pozitë do t’i takonte partisë së tij, Abdixhiku u përgjigj prerazi.
“Nëse kërkohet emri i presidentit nga LDK-ja, natyrisht që do të ishte Vjosa Osmani. S’ka diskutim”.Abdixhiku shtoi se Kosova nuk ka luksin të humbasë njerëz me përvojë institucionale dhe vlerësoi rolin që Osmani ka ushtruar në krye të shtetit. Ai gjithashtu tha se ka përfunduar koha kur, sipas tij, partitë politike kërkonin vota me një kandidat dhe më pas merrnin vendime të tjera në tavolinat e negociatave.