Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, u ka bërë thirrje qytetarëve që sot të dalin e të marrin pjesë në tubimin përmbyllës.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se pret fitore nga zgjedhjet e nesërme.
"Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në ngjarjen që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë".
"Le të ketë festë! Sepse kushtrimi ka rënë tashmë!", ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.