Lajmet e fundit

Me këtë respekt të madh, Presidenti i Shqipërisë e priti në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Kur u rehatuan në zyre Ilir Meta, i beri me dije se Kosovën e ka në mendje. Pas presidencës, Abdixhiku me zyrtarë të lartë të LDK-së shkuan në konakun e PS-së.
Aty u priten nga kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla me bashkëpunëtorë.
Balla ka fjalë të mëdha për LDK-në.
Por ai nuk i quajti vëllezër por fqinjë.
Kreu i LDK-së tha se me rrethanat e reja gjeopolitike në Evropë, bashkëpunimi shqiptar është thelbësor. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Abdixhiku u takua edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.