Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku për tubimin e sotëm në Gjilan tha se ishte i paparë.
Përmes një postimi në Facebook ai tha se Gjilani foli për fitoren tonë të madhe që siç tha ai, është vetëm tri ditë larg.
“Gjilani sonte foli qartë! Ishte e paparë. Shesh i kaltërt, shesh i djathtë! Gjilani foli për fitoren tonë të madhe që është vetëm 3 ditë larg! Vetëm 3 ditë nga dita kur bashkë do t’i japim fund stagnimit, do ta fillojmë epokën e zhvillimit dhe do ta çojmë Kosovën përpara”.
“Gjilani sonte tregoi se është në ballë të këtij ndryshimi – dhe ky nuk është përfundimi, por kulminacioni i një momentumi popullor që po rritet çdo ditë! Dhe të tilla do të jenë tubimet tona deri në ditën e fundit - të mëdha, të fuqishme, plot me qytetarë të vendosur për fitoren që po na pret! Sepse kështu si jemi bashkuar gjithandej Kosovës deri sot, këtë fitore mund, dhe do ta bëjmë - të dielën, më 9 shkurt”, tha ai.
Abdixhiku gjithashtu shkroi se çdo votë për LDK-në, është një hap drejt një Kosove më të drejtë e më të zhvilluar.
“Çdo votë për LDK-në është një hap drejt një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë! Prandaj, tani është koha t’i ftoni miqtë e familjarët, sidomos ata që nuk janë përcaktuar, dhe t’i bindni ata të dalin, të votojnë, dhe ta mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje si alternativën e vetme për të ardhmen e ndritshme të vendit”, shkroi tutje Abdixhiku.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.