Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Valencias ka thënë se skuadra kampione e Premierligës është një nga skuadrat angleze dhe italiane që u munduan të nënshkruajnë me të.

Mbrojtësi i Tunisit, Aymen Abdennour ka treguar se mund të kishte nënshkruar me Chelsean, para se të vendoste që të transferohej tek Valencia në muajin gusht.
Jose Mourinho ishte shumë i interesuar për të nënshkruar me të, si edhe me John Stones, caku kryesor i tij në afatin kalimtar veror.
Abdennour ishte gjithashtu i lidhur me një kalim në Stamford Bridge, por në fund vendosi ndryshe.
“Shumë klube ishin të interesuara për të nënshkruar me mua, si në Itali, si në Angli, por në fund vendosa për Valencian”.
“U ndjeva i lumtur nga interesimi i Valencias dhe është shumë mirë të jem këtu”.
“Është e vërtetë që Chelsea ishte e interesuar”.