Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diaspores, Haki Abazi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott.
Takimi ndërmjet dy palëve u zhvillua i mbyllur për publikun derisa pas takimit në një konferencë për media, Abbott, foli për raportet e mira mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës. Ka themele të forta që nuk ndryshojnë. Ndërsa ecim përpara duke dalë nga kjo pandemi, mendoj se ka gjithashtu mundësi për të bërë më shumë dhe për të punuar në fusha të ndryshme”.
Këtë takim, Abazi e quajti të pasur për thellim të bashkëpunimit në mes Kosoves e Britanisë.
“Ishte një diskutim jashtëzakonisht i pasur për çështje të marrëdhënieve bilaterale. Me kujdes dëgjuam ambasadorin për pikëpamjet e tij dhe të Britanisë së Madhe për zhvillimet në rajon. Sigurisht bashkëpunimi rajonal, çështja e integrimit të Kosovës në BE, liberalizimi i vizave si dhe pjesët specifike të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe të Britanisë së Madhe”.
Komisioni për Punë të Jashtme vazhdimisht është duke mbajtur takime me përfaqësues diplomatikë të aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës.
Kronikë nga Arjeta Sinani
https://www.youtube.com/watch?v=A9OXnga5YLI&t=9s
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.