Lajmet e fundit

“Të katër ne jemi ndier se pas 35 vjetësh, do të jetë shumë argëtuese që të bashkojmë forcat tona sërish dhe të shkojmë në studion e regjistrimeve. Kështu edhe bëmë. Dukej sikur koha kishte ndaluar dhe ne kishim qenë vetëm në një pushim të shkurtër”, ka thënë grupi në Instagram.
“Ne mund të jemi më të moshuar por kënga është e re. Është ndjenjë e mirë”, kanë thënë tutje ata.
https://www.instagram.com/p/BiEl5cslkdR/?utm_source=ig_embed
Formuar në vitin 1972, ABBA ishte në thelb një supergrup suedez, i përbërë nga tekstshkruesit, Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson nga The Hep Stars dhe këngëtarët, Agnetha Faltskog dhe Anni-Frid Lyngstad, të cilët kishin shënuar sukses edhe si solo artistë.
Por, projekti i tyre i përbashkët eklipsoi tërësisht sukseset e tyre të mëparshme.
Pasi fituan Eurovizionin me "Waterloo" në vitin 1974, grupi shiti pothuajse 400 milionë këngë dhe albume në të gjithë botën.
https://www.youtube.com/watch?v=Sj_9CiNkkn4
Mamma Mia!, mjuziklli i bazuar në hitet e tyre dhe prodhuar nga Ulvaeus dhe Andersson, është parë nga më shumë se 50 milionë njerëz.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=unfzfe8f9NI
Gjatë periudhës së tyre më të suksesshme, grupi i mbijetoi divorcit midis Ulvaeus dhe Faltskog dhe Lyngstad dhe Andersson.
Regjistrimet e tyre të fundit, në vitin 1982, prodhuan hitet “Under Attack” dhe “The Day Before You Came”, që ishin pjesë e albumit të “The Singles”.
https://www.youtube.com/watch?v=rAYB46Z_osM
https://www.youtube.com/watch?v=1HnOFwqpLRQ
Performanca e tyre e fundit publike erdhi tre vjet më vonë, në versionin suedez të emisionit televiziv “This Is Your Life” i cili nderoi menaxherin e tyre, Stig Anderson.
ABBA i ka rezistuar presionit për t'u ribashkuar që nga ajo kohë, duke përfshirë një ofertë prej 1 miliardë dollarë që grupi të bëjë një turne në vitin 2000.
https://www.youtube.com/watch?v=xFrGuyw1V8s
https://www.youtube.com/watch?v=-crgQGdpZR0
https://www.youtube.com/watch?v=WkL7Fkigfn8
https://www.youtube.com/watch?v=tTGfX-aDS5Q
https://www.youtube.com/watch?v=cvChjHcABPA