Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, thotë se ka ofruar që Mali i Zi, “si vend mik i Kosovës dhe i Serbisë”, të jetë mikpritës i rundit të radhës të dialogut në mes palëve, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.
Abazoviqi, në një postim në Facebook, shkruan se ka patur një takimi të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit të Prespës.
“Mali i Zi, si vend mik i Serbisë dhe Kosovës, por edhe i të gjithë tjerëve në rajon, është gati të presë raundin e ardhshëm të Dialogut Beograd-Prishtinë, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë”, shkruan Abazoviq.
Sipas tij, promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi.
“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur”, shkruan Abazoviqi në Facebook.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.