Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Haki Abazi ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga një institucion që ka eliminuar çfarëdo lloj mundësie të keqpërdorimit, sipas tij, është kthyer në kazan të keqpërdorimit.
Ai thotë se për çdo ditë, KQZ-së po i humb serioziteti, legjitimiteti dhe pesha që ka pasur, transmeton Klankosova.tv.
“Qartazi, për çdo ditë është duke humbur serioziteti dhe legjitimiteti, pesha e KQZ-së, që për herë të parë po ndodh në historinë e Kosovës, që institucioni që ka dalë me rezultate të shpejta, e ka eliminuar çfarëdo lloj mundësie të keqpërdorimit, është bërë pikërisht kazani i keqpërdorimeve dhe keqinterpretimit të rezultateve”, tha ai në emisionin “Dpt te Fidani”.
https://www.youtube.com/watch?v=eLgrq4TfrDQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.