Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (AARC) përmes një komunikate dënon ashpër brohoritjet urrejtëse dhe të papranueshme anti-shqiptare që u dëgjuan dje në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo lloj retorike nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe multietnike. Ajo minon parimet e bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe vlerat evropiane, drejt të cilave aspiron Maqedonia e Veriut dhe për të cilat shqiptarët janë përpjekur aq shumë, raportojnë mediat maqedonase, transmeton Klankosova.tv.
Thirrjet që kërkojnë futjen e shqiptarëve në dhoma gazi sjellin ndërmend kapitujt më të errët të historisë europiane të shekullit XX — një epokë e shënuar nga gjenocidi, çnjerëzimi dhe dështimi katastrofik i njerëzimit. Këto fjalë nuk janë thjesht fyese; ato janë tronditëse dhe të rrezikshme.
Ndërkohë AARC ka dënuar edhe mosreagimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, por i njëjti reagoi sot duke thënë para mediave se edhe pse ishte i pranishëm në lojë, ai nuk i kishte vërejtur këto thirrje.
Por, tutje theksoi se i dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike.
https://klankosova.tv/mickoski-denon-1thirrjet-1antishqiptare-do-te-jene-objekt-hetimi/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.