Në kolegjin AAB po mbahet ceremonia e hapjes së Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018, i cili organizohet nga po ky kolegj.
Me këtë rast, rektori Lulzim Tafa është shprehur se qëllimi i këtij panairi është që libri të jetë më afër me njeriun.
“Është një panair brenda një universiteti që ka 17 mijë studentë. Edhe pse mbahet në një kampus universitar, nuk ka kufizime dhe është i hapur për të gjithë ata që e duan librin”, deklaroi Tafa.
Panairi është në bashkëpunim më shtëpitë botuese nga Shqipëria, ku gjysma e librave janë nga ky shtet dhe gjysma nga Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.