Lajmet e fundit

Vashat e skuadrës AA Prishtina e kanë fituar kupën e Kosovës në basketboll në kategorinë U16, pasi në finale kanë mposhtur skuadrën Junior 06.
Ekipi nga Prishtina arriti ta fitoj këtë përballje me rezultat 66 me 44 në finalën që u luajt në Prizren.
Basketbollistja e kësaj skuadre Olsa Tahiri u shpall MVP apo lojtarja më e mirë. Skuadra AA Prishtina në këtë kategori që nga vitit 2016, e ka dominuar kupën e Kosovës, pasi për 6 vite rresht kanë dalur kampione.
Kjo skuadër udhëhiqet nga dyshja e trajnerëve, Artina Hasani dhe Astrit Tuhina.