Në “Rubikon” në Klan Kosova, opinionisti Rrahman Paçarizi tha se po bëhet lojë e pistë, pasi sipas tij, Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë.
Sipas tij, e paqartë mbetet nëse është dashur që presidentja të shpall dekret të veçantë për shpërndarjen e Kuvendit, apo Kuvendi shpërndahet automatikisht.
“Aq e thjeshtë është situata, sa që dikush që e ka lexuar një libër deri në fund, dhe arrin ta çojë në fund një fjali të thjeshtë, këtë situatë e kupton”, tha Paçarizi.
“Po çuditem me vetën edhe çka jam tuj fol, aq e thjeshtë është situata”, vijoi ai.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://www.youtube.com/watch?v=LogkainWNRU
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.