Gjatë ditës së djeshme u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vend.
Rregullat anti-pandemi pothuajse nuk u respektuan në asnjë vend, pos ushtrimit të drejtës kushtetuese për votim edhe kushtet e ftohta atmosferike bën që qytetarë të shumtë të grumbullohen në vendvotime, njofton Klan Kosova.
Policia e Kosovës për procesin e djeshëm zgjedhor kishte angazhuar gjashtë mijë policë të cilët ishin prezentë në çdo pikë votimi anë e kënd Kosovës.
Të njëjtit kanë gjobitur vetëm 142 persona për mosrespektim të masave kundër përhapjes së COVID-19.

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.