Lajmet e fundit

Mosha më e mirë për martesë është prej 28 deri në 32 vjeç.
Kështu të paktën thotë studimi i bërë nga sociologu i “Universitetit të Utahut”, Nick Wolfinger i cili u publikua nga Instituti i studimeve familjare “Pro-Marriage”.
Sipas këtij studimi, kjo moshë është më e mirë për martesë pasi personat në këtë moshë divorcohen më rrallë, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.
Wolfinger këtë studim e ka kryer në vitet 2006-2010 dhe 2011-2013, duke i analizuar studimet ndërkombëtare të rritjes familjare, ai gjithashtu tregon se përqindja për mundësinë e ndarjes pas moshës 32 vjeqare, rritet për rreth 5%.
Në studim gjithashtu theksohet se nëse keni shkollë te kryer dhe para atëherë zvogëlohen mundësitë që të ketë ndarje në mes të çifteve.