Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen e botës me veshjen nga marka “Balenciaga” në Met Gala. Shumë njerëz ende po pyesin se si mund të shihte dhe të merrte frymë.
Por a kishte ajo makep-up në fytyrë? Po! – Kim kaloi disa orë me grimerin e saj Mario Dedivanoviq, edhe pse gjithçka që ai bëri, u fsheh poshtë një maske.

Në anën tjetër, ish burri i saj Kanye West mungoi kësaj radhe në tapetin e kuq të Met Gala, por flitet se veshja e Kim ishte ideja e tij. Kim e hoqi më pas maskën, por sërish e fshehu fytyrën pas disa syzeve të mëdha, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.