Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur rreth mungesës së termineve online për vaksinim kundër COVID-19.
Vitia ndonëse në konferencën për media që pati nuk deklaroi mungesë të vaksinave thotë se terminet për vaksinim bëhen në bazë të sasisë që kanë në stoqe, njofton Klankosova.tv.
"Sa kemi vaksina në stoqet tona aq janë edhe terminet e mundshme për vaksinim. Në momentin kur ne kemi më shumë vaksina atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar dhe në momentin kur të kemi edhe më shumë vaksina që shpresojmë që shumë shpejt do të vijë kontingjenti prej 500 mijë dozave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës natyrisht se do të punohet edhe vikendeve dhe natyrisht se do të bëhen edhe ekipe mobile".
"Mirëpo, i gjithë procesi i vaksinimit shkon në trendin e stoqeve tona – sa kemi vaksina në stoqe aq janë edhe terminet të cilat mund t’i lejojmë në platformën E-Kosova" tha Vitia.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.