Lajmet e fundit

Agjenti i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, po e shtyn argjentinasit ta lë ekipin për t'u transferuar në La Liga.
Alejandro Camano është takuar me drejtuesit e Real Madridit dhe Atleticos.
Martinez është i lumtur te zikaltrit, por klubi italian është në krizë financiare dhe largim i tij është shumë i mundshëm.
Opsion i parë për Realin mbetet Erling Haaland, por Dortmund nuk duket i gatshëm për ta lëshuar norvegjezin.
Nga Atletico ndërkohë kërkojnë një zëvendësues për Luis Suarez, që do të largohet nga Madridi, transmeton Klan Kosova.
Lautaro Martinez është shumë i dëshiruar edhe nga Barcelona që verën e kaluar ishte pranë transferimit të tij.