Lajmet e fundit

Nexhipi është parë së fundmi në Suharekë, pak ditë para se Ballkani të bënte me dije se do ta ndryshojë emrin e drejtorit sportiv.
Shkupjani u largua nga Ballkani pas triumfit të dytë në Superligë, njëherit suksesit të madh në arenën ndërkombëtare, ku suharekasit shënuan pjesëmarrjen historike në grupet e UEFA Europa Conference League.
Ai e vazhdoi karrierën në Turqi te skuadra e njohur, Manisaspor, por që u largua më pas.
Marrëdhëniet mes tij dhe Ballkanit kishin vazhduar të jenë të afërta, andaj Klankosova.tv merr vesh që ato së shpejti mund të forcohen edhe zyrtarisht, me detyrë të re zyrtare në klub.
Ndryshe, ish-kampionët e Kosovës dështuan të kapin objektivat në edicionin 2024/25 në Superligë dhe Kupë, ku nuk u kurorëzuan me asnjë trofe, kurse edhe në kualifikimet evropiane nuk ia dolën t'i përsërisin sukseset paraprake./Klankosova.tv